Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Kosovë/ 14 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë, 440 raste aktive me COVID

5 Nëntor 2021, 15:05| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 15:22

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë, për të dytën ditë radhazi janë regjistruar vetëm 14 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë.

Mësohet se janë kryer 1,600 testime, ndërsa 17 pacientë janë shëruar nga COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Sipas raportimeve nga institucionet shëndetësore, aktualisht në vend janë 440 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?