Ambulanca për COVID në Kosovë

Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 447 raste aktive

9 Nëntor 2021, 15:17| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 16:11

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1719 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.

Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës sot janë dhënë 3658 doza vaksine.

Deri më tani prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

Sakaq, mësohet se aktualisht 447 janë raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?