Koronavirusi prek edhe Seria A. Shtyhen tre ndeshje të kampionatit, mes tyre edhe Inter

23 Shkurt 2020, 09:19| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 10:41

  • Share

Situata alarmante në Itali për shkak të koronavirusit ka detyruar kryeministrin e vendit Guissepe Conte të urdhërojë ndërprerjen e çdo aktiviteti sportiv në zonën e Lombardisë dhe Veneto-s.

Conte nëpërmjet një postimi tha se pasi u azhornua me të rejat nga ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me ministrisë e sporteve vendosi të ndërmarë këtë masë të fortë. Si rrjedhojë tre ndeshje të Seria A, duke përfshirë edhe atë të Interit nuk do të zhvillohen. Konkretisht takimet e anuluara janë Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sassuolo.

Deri më tani në zonat e lartëpërmendura të Italisë janë konfirmuar 89 persona të prekur me koronavuris, 2 pret të cilëve kanë ndrruar jetë. Ndërkohë në të gjithë Italinë janë identifikuar 112 raste.

b.ha.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?