Koronavirusi në Itali, rezulton pozitiv presidenti i klubit të futbollit

8 Mars 2020, 11:06| Përditesimi: 8 Mars 2020, 11:09

  • Share

Në Itali situata nuk duket dhe shumë optimiste përsa i përket përhapjes së koronavirusit, që dita ditës shton numrin e të prekurve. Ajo që po ndodh ka prekur nga themelet edhe aktivitetet sportive, ndërsa ndeshjet e futbollit janë caktuar të luhen pa tifozë.

Së fundmi vetë klubi i Novarës ka njoftuar se presidenti Mauricio Rulo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.  Rulo kishte një udhëtim drejt Gjermanisë dhe pas kësaj ai është shtruar në një spital në Lombardi.

Ndërkohë më poshtë janë edhe disa nga masat që zyrtarët kanë marrë për ndeshjet e futbollit. Në rast se një futbollist i Seria A rezulton pozitiv me koronavirus atëherë kampionati do të ndërpritet automatikisht. Në hyrje të stadiumit do të ketë termoskaner, ndërkohë që futbollistët nuk do të japin asnjë intervistë në fillim apo fund të ndeshjes. Madje as lojtarët nuk do ti takojnë duart në fillim të ndeshjes, ndërsa nuk do të jenë as të shoqëruar nga fëmijët.
 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/03/2020 12:44

    Shqiptaret nga kokefortesia kane nje shekull qe po vuajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?