Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Greqi/ Shifra alarmante, 65 viktima dhe 7335 të infektuar në 24 orët e fundit

8 Nëntor 2021, 17:08| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 17:13

  • Share

Shifrat e rasteve me koronavirus janë rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit në Greqi. Mësohet se 7335 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Dje, kujtojmë se u regjistruan 4037 raste me COVID.

Fatkeqësisht, edhe numri i viktimave mbetet i lartë, ku raportohet se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndërruar jetë 65 persona, ndërsa dje humbën jetën 52.

Sakaq, rritja e infektimeve ka shqetësuar autoritetet shëndetësore, të cilët më herët paralajmëruan se mund të arrijmë deri në 10 mijë raste infektimi në ditë.

Mjekët, thonë se rastet janë rritur për shkak se njerëzit kanë refuzuar marrjen e vaksinës.

Sakaq, rreth 2,9 milionë njerëz mbi 12-vjeç nuk janë vaksinuar, 600,000 prej të cilëve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç që është edhe më e rrezikuara, shkruajnë mediat greke.

“Të vaksinuarit po paguajnë një çmim shumë të rëndë tani. Provat shkencore tregojnë se vaksina ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë kemi shumë persona të pavaksinuar që kanë humbur jetën gjatë ditëve të para të nëntorit”, ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë Mina Gaga.

Më tej Gaga duke iu drejtuar qytetarëve bëri apel për vaksinim masiv, për të shmangur një situatë dramatike të Covid.

“Kemi edhe gra shtatzëna të intubuara dhe për këtë duhet të tregohemi të kujdesshëm. I bëj thirrje të gjitha grave shtatzëna, të vaksinohen pas tremujorit të parë. Është shumë e rëndësishëm për sigurinë e nënës dhe fëmijës”, tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?