Në një kohë kur Londra përballet me COVID-19 si dhe me variantin e ri të këtij virusi, qytetarët vijojnë të mosrespektojnë protokollet shëndetësore.
Policia ndërhyri dhe ‘prishi’ një festë brenda një anije në Ealing, Londër mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin mbi 70 persona.
Mediat britanike shkruajnë se kjo festë ishte organizuar online ku ishin ftuar qytetarët.
Secili prej tyre u gjobit me 800 paund për thyerjen e protokolleve shëndetësore, organizimin e grumbullimeve në ambiente të brendshme dhe grumbullimet me më shumë se 15 persona. Ndërkohë organizatori i festës u gjobit me 10 mijë paund.
Kryeinspektori i Zonës Perëndimore Thomas Bowen tha:
"Kjo ishte një shkelje e qartë e rregullave kundër koronavirusit që janë në vend për të shpëtuar jetë. Të gjithë njerëzit që morën pjesë në këtë event, e cila duket se është organizuar në mediat sociale, janë raportuar me të drejtë për shqyrtimin e gjobave”.