Koronavirusi, ndërrojnë jetë dy pasagjerë të Diamond Princess, 624 të tjerë të infektuar (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 03:37| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 11:26

  • Share

Kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dy pasagjerë të anijes së lundrimit Diamond Princess, e cila për rreth dy javë- e ankoruar në portin Yokohama në Japoni- ka shërbyer si karantinë për mijëra pasagjerë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, ku përmes një deklarate thuhet se të dy viktimat ishin në të 80-tat, megjithëse identiteti dhe gjinia e tyre pritet të bëhen publike më vonë.

Ngjarja e rëndë vjen në një kohë kur pasagjerëve që u ka rezultuar negativisht testi për koronavirus kanë filluar të largohen pas dy javësh karantinë në bord.

Rreth 624 raste të koronavirusit janë konfirmuar gjithsej në bordin e anijes deri më tani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?