Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Pritet përgjigjet për 18 persona të dyshuar!

10 Mars 2020, 16:33| Përditesimi: 10 Mars 2020, 17:23

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka  bërë me dije se priten përgjigjet e analizave për 18 persona të dyshuar me koronavirus.

"18 analiza të tjera që priten të dalin rezultatet e tyre, duke thënë që është bërë një punë kapilare në të gjithë Shqipërinë, për të mundësuar që cdo person që telefonon në numrin '127', i vetmi ku duhet të telefonojnë nëse kanë simptoma, histori udhëtimi apo kanë pasur kontakte me të prekur. I vetmi shërbim që ka mjetet e duhura dhe që u siguron shqiptarëve atë që kërkojnë. E them këtë sepse dua të nënvizojë të vetmin numër unik, tek i cili kanë telefonuar vetëm dje rreth 1000 qytetarë, që kanë shprehur shqetësimet e tyre. Pritet për një rritje të rritjes së numrit të rasteve, prandaj të respektohen masat nga njerëzit. Kemi pasur bashkëpunimin e mirë të personave që janë konfirmuar me këtë virus, por jemi të vendosur të zbatojmë të gjitha protokollet për qytetarët. Dy janë, vetëkarantimimi dhe karantina në zonën e Durrësit, në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve e cila është gati dhe e theksoj që vendimi i qeverisë ka kaluar për të filluar shërbimin e ushqimit dhe lavanterisë dhe për të rritur kapacitet nëse do të na duhet më shumë dhe në këtë aspekt, të gjithë ata qytetarë që konfirmohen duhet të jenë të gatshëm t'i përgjigjen këtij vendimi. Nuk jemi ne të parë, por 102 vendet që e kanë aplikuar", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?