Koronavirusi/ Meta thërret në presidencë Sejkon, Guvernatori i BSH: Gjendja e sektorit bankar e mirëkapitalizuar

12 Mars 2020, 14:26| Përditesimi: 12 Mars 2020, 14:36

  • Share

TIRANË - Presidenti Ilir Meta priti sot paradite në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar. 

Sipas zyrës së shtypit që zbardhi takimin e thirrur nga Meta, Guvernatori Sejko e informoi Presidentin se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.

“Banka e Shqipërisë është angazhuar për marrjen e vendimeve lehtësuese në interes të komunitetit të biznesit dhe të individëve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentet e nevojshëm në funksion të ruajtjes së parametrave makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend”, - sqaroi Guvernatori Sejko.

Presidenti Meta vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë dhe shprehu besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marjeta Koxjaj: 12/03/2020 19:04

    Besojë se do fitojmë duke zbatuar të gjitha rregullat për shëndetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?