Koronavirusi/ Merkel: Sfida më e madhe që pas Luftës së II Botërore

18 Mars 2020, 21:11| Përditesimi: 18 Mars 2020, 21:13

  • Share

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit kancelarja Angela Merkel u drejton apel të fuqishëm qytetarëve në Gjermani që të evitojnë kontaktet sociale, për të kufizuar epideminë e virusit Corona.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë. Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar. Gjendja është serioze, tha Merkel.

Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. „Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale." Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel.

"Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme."

Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme./DW

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?