Koronavirusi mbyll kufijtë/ Ministria e Jashtme njofton shqiptarët që u skadon Schengen: Franca dhe Gjermani nuk do vendosin penalitete  

19 Mars 2020, 16:10| Përditesimi: 19 Mars 2020, 16:11

  • Share

Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me skadimin e afatit të qëndrimit në hapësirën Schengen dhe se nuk mund të kthehen në vendin tonë për shkak të Covid 19. Sipas ministrisë, Gjermania dhe Franca nuk do të vendos penalitete për këta shtetas, që e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të koronavirusit.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqëndrimi të vlefshme në Francë’, thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?