Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në më shumë se 800, thanë sot autoritetet e shëndetësisë në vend. Me këtë shifër, Spanja bëhet vendi i katërt në botë – pas Italisë, Kinës dhe Iranit.
Në parqet e Madridit ka një heshtje të rëndë. Në ditët e koronavirusit, të moshuarit mbeten të mbyllur në shtëpinë e tyre në kryeqytet.
Edhe çerdhet janë mbyllur teksa ka mbërritur edhe apeli i autoriteteve ndaj turistëve: shkoni larg, zbrazni hotelet.
Por mendimi i parë është për njerëzit që koronavirusi vret më lehtë: të moshuarit. Ndërsa koronavirusi në Spanjë ka infektuar afro 20,000 persona, vetmia është më e zezë se kurrë më parë për të moshuarit e mbyllur në shtëpi teksa ka edhe nga ata që përpiqen t'i ndihmojnë
Në Gjermani numri i të infektuarve është më shumë se 16 mijë kurse viktimat janë rritur në 44. Në këto kushte autoritetet në Bavari kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare me përjashtim të farmacive, supermarketeve dhe bankave.
Lajmi kryesor: