Koronavirusi, kreu i Inspektoratit: Të mbyllen Call Center dhe fasoneritë, hapur vetëm furra e bukës

11 Mars 2020, 21:31| Përditesimi: 11 Mars 2020, 22:42

  • Share

Pas vendimeve të qeverisë për mbylljen e diskove, palestrave dhe qendrave të argëtimit sot inspektorët zbritën në terren, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër për mbylljen e bareve dhe restoranteve. Kreu i Inspektoratit Shkëlqim Hajdari i ftuar në studion e Repolitix shpjegoi aksionin që po kryhet në terren.

'Ne kemi një armatë inspetorësh që do të fokusohen në terren. Sot janë mbyllur palestrat, pishinat dhe vendet argëtuese dhe për te ka vendosur 31 subjekte në sekuestro. Inspektorati shëndetësor, pas urdhrit që presim të vijë me shkrim të mbyllet baret dhe restorantet. Sot kanë ndjekur masat mbrojtëse, largësia nga tavolinat, nesër nëse nuk do të urdhërohet mbyllja e vendeve të mëdha ku ka punëtorë privatë call center dhe fasoneri, do i ndjekim për distancën rregullat mbrojtëse.

Situata në Shqipëri, këto janë masa të domosdoshme. Për një farë kohe edhe organizimi i punëtorëve, linjat e mëdha. Nëse nesër del urdhri që mbyllen fasoneri dhe call center është i detyruar të kontrollojë zbatimin e urdhrit, në të kundërt masat. Sa i përket bareve? Si për baret dhe objektet e tjera urdhri është i qartë' tha ai.

Hajdari kishte një propozim direkt për qeverinë. "Call Center fasoneritë qeveria duhet të marrë masat ti çojë në shtëpi. Të mbajë hapur në punë furrat e bukës, farmacitë" tha ai. "Qeveria të bëjë gati një akt normativ që të operojmë me një paketë ligjore. Unë mendoj se në Kodin Penal duhet të bëjmë një figurë të posacme për këtë gjendje. Kodi Penal nuk ka asnjë dispozitë për këtë situatë" tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

OBSH shpalli pandeminë, Cami në Repolitix: Sot vendosim përshkallëzimin në Shqipëri! Mjekja: Dy gabimet që bëri Italia


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?