Koronavirusi 'prek' Vettingun/ KPK dhe KPA ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët: Denoncimet me postë ose online

10 Mars 2020, 10:02| Përditesimi: 10 Mars 2020, 10:50

  • Share

TIRANË- Sistemi i Drejtësisë vijon të mbetet i hapur, ndërsa vendimi i parë në lidhje me koronavirusin vjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ditën e sotme, KPK dhe KPA ka njoftuar se do të ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e tyre.

Denoncimet, njofton KPK dhe KPA, mund të bëhen me anë të postës ose online. Një vendim i tillë vjen pasi në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste me koronavirus.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet në salla ku prania e qytetarëve është shumë e lartë, siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raportoi.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ Ndeshjet pa tifozë, anulohen të gjitha seancat gjyqësore! Dezinfektohen ambientet publike (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?