Koronavirusi/ Konfederata e Sindikatave: Farmacitë po abuzojnë, prokuroria të vihet në lëvizje

13 Mars 2020, 20:21| Përditesimi: 13 Mars 2020, 20:23

  • Share

Gjatë dy ditëve të fundit farmacitë kanë abuzuar me çmimet kryesisht të maskave, dorezave, vitaminave, dezinfektantët apo dhen alkoolit, si produktet më të kërkuar nga njerëzit gjatë këtyre ditëve. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shprehet se madje në shumë raste farmacitë nuk lëshojnë kuponë të rregullt të tatimorë , duke kryer kështu një tjetër shkelje të rëndë. Në mënyrë që të shmangen abuzimet KSSH ka kërkuan nisjen e inspektimeve nga taskm forca dhe prokurorët për të verifikuar farmacitë që abuzojnë. Ndëshkimet e këtyre abuzimeve në këtë kohë mudn të shkojë deri në heqje të licencës.

Duke parë këtë situatë duhet të jetë Urdhri i Farmacistit, një task-forcë ndërministrore  dhe prokurorë që duhet të nisin një inspektim për të verifikuar nëse farmacitë po abuzojnë më çmimet. Këto ditë të vështira nuk është koha për politikë, nuk është koha për babëzi por për solidaritetit dhe mirëkuptim. Disa pronarë farmacish abuzive nuk mund të njollosin emrin e të gjithë kolegëve të tyre, ndaj fenomeni duhet luftuar dhe ndëshkimet të shkojnë deri në heqjen e licencës.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është e gatshme të ofrojë njerëzit e saj për task-forcat që do ngrihen për të luftuar fenomenin e rritjes abuzive të çmimet.  KSSH këto ditë të vështira për vendin  do jetë një derë e hapur për denoncime, ashtu sikurse një mbështetje e fortë për strukturat shtetërore që po përballen më koronavirusin.

Heronjtë e Shqipërisë sot janë bluzat e bardha, policët, ushtarakët dhe gazetarët që janë në krye të detyrës”, shkruhet në njoftimin e KSSH.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?