Koronavirusi vendos në karantinë komunën shqiptare të Tuzit në Malin e Zi

24 Mars 2020, 22:16| Përditesimi: 24 Mars 2020, 23:03

  • Share

Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi. Kjo ka bërë që qeveria të vendos që banorët e Tuzit të vendosen të vetëkarantinë të gjithë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre.

Sipas shifrave të fundit nga Këshilli Koordinues Kombëtar i Malit të Zi,  mes 18 rasteve pozitive, 15 janë nga zona e Tuzit.

Nga 38 raste të dyshuara, 18 dolën pozitive. Izolimi i banorëve është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavrusit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?