Koronavirusi i prishi planet e përvjetorit me Eni Koçin, Prelvukaj: Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi

4 Prill 2020, 09:47| Përditesimi: 4 Prill 2020, 09:54

  • Share

Kororonavirus ka anuluar shumë aktivitet të rëndësishme në mbarë globin, por ata që po e vuajnë këtë periudhë janë edhe të dashuruarit. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe çifti i këngëtarëve Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi, të cilët më parë i kanë bërë publike ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Siç bëjnë me dije vetë ata nëpër rrjetet sociale sot do të festonin përvjetorin në Mjaltë, por pasojat që ka sjellë koronavirus me mbylljen e kufinjve kjo nuk është e mundur. Për këtë arsye në kushtet e shtëpisë dhe në rrjetet sociale Prevlukaj ka shkruar:

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë,”- janë fjalët e Gencit dedikuar partneres së tij.

Gjithashu dhe këngëtarja ka postuar në ‘InstaStory’ foto të çiftit, ndërsa krahas postimit shkruan: "Gëzuar përvjetorin!"

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?