Koronavirusi/ I prekur nga COVID-19, Boris Johnson kalon natën e dytë në terapi intensive

8 Prill 2020, 06:58| Përditesimi: 8 Prill 2020, 07:01

  • Share

Boris Johnson ka kaluar mbrëmjen e djeshme natën e dytë në terapi intensive pasi vazhdon të marrë trajtim për koronavirus. Kryeministri po mbahet në spitalin “St Thomas” në Londër për një monitorim të afërt të gjendjes shëndetësore. Gjendja e zotit Johnson është "e qëndrueshme" dhe ai është mirë, shtoi zëdhënësi i tij të martën në mbrëmje.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili po zëvendëson përkohësisht kryeministrin ka thënë se ai ishte "i sigurt" që Kryeministri do të shërohej nga kjo sëmundje, duke e përshkruar atë si një "luftëtar".

Duke folur në konferencën e së martës në Downing Street për koronavirus, ai tha që Johnson po kryente rregullisht trajtimin me oksigjenin dhe po merrte frymë pa ndihmën e ventilimit mekanik ose mbështetja jo-invazive e frymëmarrjes.

Kryeministri u shtrua nëspitalin e  Shën Thomas të dielën, me këshillën e mjekut të tij, pasi vazhdoi të shfaq simptoma të kollës dhe temperaturës së lartë 10 ditë pas testimit pozitiv për virusin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?