Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Real të Madridit

21 Mars 2020, 22:16| Përditesimi: 22 Mars 2020, 11:24

  • Share

Ndërron jetë nga koronavirusi ish-presidenti i Real Madrid Lorenzo Sanz. Ai ishte shtruar që prej datës 17 mars në spital pasi kishte 8 ditë me radhë që kishte temperaturë të lartë.

Sanz 76 vjec ka qenë president i Real Madrid nga viti 1995 deri në vitin 2000. Sapo u shtrua në spital Lorenzo Sanz iu nënshtrua edhe testit për COVID-19 ku rezultoi pozitiv dhe më pas shëndeti i tij u rëndua deri sa ndërroi jetë sot.

Gjatë periudhës së drejtimit të Sanz Real Madrid fitoi ndër të tjera edhe dy Champions League. Ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin aktual Florentino Perez.

Lorenzo Sanz

Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?