Koronavirusi futi në karantinë 'Zgjedhoren' dhe ultimatumin e Metës! Kreu i shtetit: Së bashku për të mbrojtur shëndetin

15 Mars 2020, 23:00| Përditesimi: 15 Mars 2020, 23:09

  • Share

TIRANE-15 Marsi ishte një datë e rëndësishme në kalendarin e politikës shqiptare, pasi ishte vendosur si afat për arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore, ndërsa Presidenti Ilir Meta e kishte lënë si ultimatum për qeverinë që të tërhiqej nga ligji për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (PS-ja tha se do të presë 'Venecian'), që i hiqte kompetencat në të kundërt do të shpërndante parlamentin, por asnjëra nga të dyja nuk ndodhi. Politika ndodhet në karantinë nga koronavirusi që u preku edhe vendin tonë duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Ndërkohë që këtë ditë, pra 15 marsin kreu i shtetit e mbyll me një mesazh për mjekët duke u shprehur se jemi së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari! "Falenderim dhe mirënjohje të thellë! Përkushtimi dhe profesionalizmi i mjekëve dhe infermierëve është shpresë për të gjithë. Shërim të shpejtë të prekurve nga virusi dhe solidaritet me familjet e tyre! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari" shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metes

Komento

Komente

  • edi: 16/03/2020 01:00

    Skenderbeu i Skraparit merr gomarin me shale dhe shko hy ne Parlament Kujdes mos kane hedhur Corona - Virus

    Përgjigju
  • O tej: 15/03/2020 23:29

    Akoma nuk te ka rene koronavirusi?

    Përgjigju
  • vera: 15/03/2020 23:18

    TE ZENTE KORONA O PRESIDENT PLEHRE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?