Koronavirusi e mposhti, myftiu i Shkodrës reagon për mësuesin: Mbetesh simbol i pastërtisë dhe vëllazërisë

27 Korrik 2020, 10:41| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 10:43

  • Share

Për humbjen e parakoshme të mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i cili thotë se shembulli Gazionit mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën!

"I dashtun Gazjon..!
(çdo fjalë e mirë për ty, nuk është kurrë e tepërt...)

Herën e kaluar, kur para pak ditësh folëm, ti mezi merrje frymë, megjithatë njerzilleku jot dominoi mbi realitetin... Edhe në atë telefonatë, mirësia e jote e natyrshme qëndroi mbi sprovën tënde; nuk e lejoi të dilte mbi virtytin tënd..!

Ishe i njëjti, si përherë! Ashtu si të njoha që para shumë e shumë vitesh në xhaminë e Tophanës, në aktivitetet e panumërta, përgjatë orëve të gjata të punës së përbashkët për sa e sa botime e punë me dobi për komunitetin, në shërbimet e tua plot pathos, në zellin e papërshkrueshëm në organizimin e djemve, por jo vetëm...

Gjatë këtyre ditëve je përherë e më shumë në hatrin tim, sepse lëngata e jote na ka përfshirë të gjithëve në një vorbull reflektimesh e heshtjeje meditative mbi jetën, besimin, sprovat, miqësinë, vllazninë pa hile e me shumë dedikim zemre (si ajo, që përherë ke rrezatuar dhe vazhdon të na dëshmosh), përkushtimin në familje, atë me amanetin e familjeve shkodrane në Medresenë tonë, me xhematin, me krejt ata që të njohin, e që patjetër do të më miratojnë me një lëvizje koke plot dashamirësi, që përkthehet në një lutje të sinqertë për ty!

Në shoqërinë tonë të brishtë, shembulli jot mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën!

Sot, të gjithë të përmendim me një lutje, me një shqetësim legjitim, me një kujtim të mirë, me një shpresë që nuk venitet, me një dëshirë të papërshkrueshme që dikush të na lajmërojë: Ia hodhi, elhamdulilah..!

Sot, të gjithë jemi në sprovë me vetveten, kur përmendet rasti yt, krejt jemi të ftuar të lutemi për ty, siç lutet vëllai për vëllanë e tij, pas shpine, duá, të cilës meleku i thotë: Amin!


Lajmi kryesor:

Miqtë mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID, vetëm 39 vjeç, mësuesi i Medresesë nga Shkodra! Myftiu: Mbetesh model i pastërtisë


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?