Koronavirusi/ Dezinfektohen urbanët në Tiranë, apeli: Evitoni lëvizjet e panevojshme (FOTO-VIDEO)

11 Mars 2020, 09:15| Përditesimi: 11 Mars 2020, 12:36

  • Share

Ditën e sotme janë dezinfektuar urbanët e transportit brenda për brenda Tiranës.

Dezinfektimi i transportit publik do të vazhdojë çdo mbrëmje pas mbylljes së turnit dhe çdo mëngjes përpara se të nisë qarkullimi i tyre. Ndërsa thirrja kryesore e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është evitoni sa më shumë të mundeni përdorimin e transportit publik.

Nga ana e kompanive janë angazhuar stafe të specializuara, të cilat bëjnë dezinfektimin e autobusëve, një proces i cili do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, për çdo natë, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të cilët i përdorin ato. 

Vijon dezinfektimi i ambienteve publike, pastrohen edhe autobusët

Lajmi kryesor:

Mbyllen sportelet, anulohet falja e namazit të xhumasë, s'ka Kuvend të enjten! Dezinfektohen ambientet dhe transporti publik! (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?