E dyshuar me koronavirus, del NEGATIVE përgjigjja e analizave për 50-vjeçaren që kishte ardhur nga Italia

7 Mars 2020, 07:59| Përditesimi: 7 Mars 2020, 08:08

  • Share

Kanë dalë negative analizat për koronavirus ndaj 50-vjeçares nga Lushnja që kishte ardhur nga Italia. Zonja në fjalë shfaqi probleme me frymëmarrjen e temperaturë dhe kishte shenja të gripit, por për të shmangur çdo dyshim për prekjen nga koronavirusi, duke marrë parasysh se ajo kishte ardhur edhe nga Italia fqinje e prekur nga ky virus, e dërguan në Tiranë për analizat.

Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik rezultati i analizave doli negativ.

Edhe ditën e djeshme, drejtori i spitalit të Lushnjes tha se 50-vjeçarja kishte pasur simptoma normale të gripit.

Gruaja kishte 2 ditë që kishte ardhur nga Padova e Italisë.

Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total numri i rasteve të testuara ka shkuar mbi 5o, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Strategu politik: 07/03/2020 10:23

    I madh je, ti dhe koronavirusi di mbaheni mend për inteligjencën që keni, ti më shumë akoma që shkruan kudo dhe në cdo faqe mendimet e tua si strateg politik që je..

    Përgjigju
  • Dritani: 07/03/2020 08:51

    Nuk mund ti bdhokojne ata dy legena negociatat , se negociatat jan per shqipetaret e jo per kta persona qe na lan mas te tan botes demokratike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?