Koronavirusi boshatis stadiumet, ndeshjet në Itali do të luhen pa tifozë

4 Mars 2020, 21:02| Përditesimi: 4 Mars 2020, 21:04

  • Share

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave dhe në vazhdim në Itali do të luhen pa tifozë. Vendimi është lexuar nga kryeministri i Italisë Guiseppe Conte. Ndërkohë që nga e shtunë në të diel është caktuar të rikuperohet java e 26 e Seria A, me 6 ndeshjet e shtyra. Juventus-Inter do te luhet të dielën në orën 20:45. Më tej kampionati do vijojë normalisht por pa tifozë në stadium.

Mbetet ende për tu përcaktuar datat e gjysmëfinaleve të Kupës se Italisë, pasi janë në varësi të ecurisë së ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?