Koronavirusi boshatis rrugët, por aksidentet nuk ndalen në Tiranë (Video)

10 Prill 2020, 22:16| Përditesimi: 10 Prill 2020, 22:19

  • Share

Një makinë që lëvizte me shpejtësi ka hipur mbi bordurë duke dëmtuar semaforin dhe pësuar aksident, pasi një automjet tjetër i kas prerë rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e "Misto Mames" në Tiranë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Video është publikuar nga Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore dhe sipas saj makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.

Edhe pse në video duket qartë se kush e ka fajin, HDA thotë se personi që pësoi aksident u gjobit nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit. Ndërsa makina tjetër që hyri kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, dhe nuk ka marrë asnjë gjobë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?