Koronavirusi/ BE mbyll kufijtë, ndalon hyrjet ‘jo thelbësore’

17 Mars 2020, 22:53| Përditesimi: 17 Mars 2020, 22:54

  • Share

BE do të mbyll kufijtë për 30 ditë si masë për parandalimin e  koronavirusit. Lajmi u dha nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pas kërkesës së propozuar nga Komisionin Europian.

Në lidhje më propozimet e KE ranë dakord të gjitah vendet anëtare në   video-konferencën e ditës së sotme.

"Ne kemi miratuar udhëzimet e propozuara nga Komisioni për Menaxhimin e Kufijve. Për të kufizuar më tej përhapjen e virusit, ne kemi rënë dakord të forcojmë kufijtë e jashtëm duke zbatuar një kufizim të koordinuar të përkohshëm të hyrjeve jo emergjente për 30 ditë", tha Michel.

Kufijtë janë mbyllur për të gjitha udhëtimet jo thelbësore. Masat kufizuese nuk vlejnë për qytetarët e BE-së, banorët e përhershëm të vendeve të BE-së, diplomatët dhe stafin mjekësor, si dhe ekspertët që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?