Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Koronavirusi, asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë! Regjistrohen 35 raste të reja infeksioni

22 Maj 2021, 16:10| Përditesimi: 22 Maj 2021, 16:12

  • Share

Situata me pandeminë e koronavirusit është drejt përmirësimit edhe në Kosovë, ku në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja infeksioni, ndërsa të shëruar janë 180 persona.  

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 107.213, ndërsa ai i viktimave në 2.239.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?