Foto ilustruese

Kronikë

Koronavirusi/ Asnjë viktimë dhe 7 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

25 Qershor 2021, 16:41| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 16:46

  • Share

7 raste të reja infeksioni me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa për të disatën ditë radhazi tashmë, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë. Krahasuar me ditët e fundit, numri i rasteve të reja me COVID ka shënuar një rritje 24 orët e fundit, megjithatë sërish shifra mbetet shumë e ultë.

Rastet pozitiv me COVID janë regjistruar në: 3 në Tiranë, 3 në Shkodër dhe 1 rast në Kavajë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë. 

Numri total i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132,506, ndërsa numri i viktimave në 2,455.

Statistika (25 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2706

 

Testime totale            789,025

Raste pozitive             132,506

Raste të shëruara        129,975

Raste Aktive                 76

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27

Shkodër       20

Durrës          7

Lezhë           7

Berat             5

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?