Koronavirusi/Yuri Kim: Ashtu si Meta, Rama e Basha ranë dakord, koha për qetësi dhe përgjegjshmëri nga njerëzit

10 Mars 2020, 16:40| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:19

  • Share

Ambasada e SHBA ka reaguar në lidhje më shtimin e rasteve të prekura nga koornavirusi në Shqipëri duke bërë thirrje për përgjegjshmëri të qytetarëve dhe zbatim të rregullave të caktuara në mënyrë që të frenohet përhapja e tyre.  Ambasada amerikane vlerëson rolin dhe bashkëpunimin që treguan liderët politik Rama, Meta dhe Basha duke bërë thirrje për qetësi dhe mospërhapje paniku.

'COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je - të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenik, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur', shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Deri në këto çaste numri i të prekurve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Shqipëri është 10.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?