KoronavirusI, 61 të infektuar në tragetin e bllokuar në Japoni, OBSH: Forum global në Gjenevë

7 Shkurt 2020, 09:39| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 09:46

  • Share

Me konfirmimin e 41 rasteve të reja, numri i personave të infektuar me koronavirusin në tragetin 'Diamond Princess' , i cili ndodhet në karantinë në portin e Yokohama, në Japoni, është rritur në 61 numri i të infektuarve.

Autoritetet japoneze kanë testuar deri tani vetëm 273 pasagjerë nga 3700 që ndodhen në bord.

Trageti do të qëndrojë në karantinë deri më 19 shkurt, përveç nëse do të ketë zhvillime të papritura.

Organizata Botërore e Shëndetit po synon të shpejtojë studimet mbi koronavirusin edhe përmes forumit global që do të zhvillohet javën e ardhshme më 11 dhe 12 shkurt në Gjenevë.

Në forum do marrin pjesë studiuesit kryesorë dhe agjensitë e shëndetit publik, duke përfshirë ata të përfshirë në zhvillimin e vaksinave, duke respektuar mjetet diagnostikuese dhe gjetjen e virusit në burimin e tij.

Forumi synon të krijojë një "axhendë globale kërkimore për koronavirusin e ri, duke vendosur përparësi dhe korniza që mund të udhëzojnë se cilat projekte duhen ndërmarrë së pari", thanë organizata e OBSH.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, 73 viktima në 24 orët e fundit për një total prej 638, mister vdekja e mjekut që ngriti alarmin për epideminë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?