Koronavirusi, 4 raste të dyshuara në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë: Rezultuan negativ

6 Shkurt 2020, 16:38| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:42

  • Share

Katër raste janë testuar në Shqipëri si të dyshuar me koronavirus, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri mbetet i ulët.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur dhoma të posaçme në çdo pikë kufitare, për monitorimin e rasteve te dyshuara si masë parandaluese e përhapjes së virusit 'vrasës'. Për çdo rast të dyshuar ndiqet një procedurë e posaçme dhe brenda 24 orëve bëhet transporti i tyre nga Urgjenca Mjekësore Kombëtare.

Në Spitalin Infektiv në QSUT janë ngritur dhomat e izolimit të cilat janë pajisura me mjetet përkatëse që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor, si dhe mjetet personale mbrojtëse. Gjithashtu janë marrë masat në Institutin e Shëndetit Publik për furnizimin me kite reagentë për kryerjen e analizës së koronaviruseve.

Në lidhje me organizmin e Karantinës Ministria e Shëndetësisë njofton se do të kryhet nëse do të jetë e nevojshme.

Koronavirusi ka shënuar deri tani 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën dhe shfaqet me simptomat e një gripi të thjeshtë si kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 07/02/2020 06:14

    Mund te kete te semure ne shqiperi sapo dola nga aeroportet ne aeroplan kishte kineze te shapllamosur dhe kur dolen nuk u pa ASNJERI qe ti ndalonin dhe ti Manson temperature ishte e frikeshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?