Foto ilustruese

Koronavirusi/ 3,225 të infektuar dhe 90 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

12 Dhjetor 2021, 17:22| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 17:25

  • Share

Greqia ka regjistruar 3,225 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,002,877 raste me COVID. 50,5 për qind e tyre mësohet se janë meshkuj.

Sipas raportimeve, nga rastet e konfirmuara këtë javë, 88 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2730 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 të vdekur si pasojë e COVID.

Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 19248. Sipas të dhënave, 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?