Spitali Infektiv

Koronavirusi/ 319 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 5,270 raste aktive me COVID! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

23 Dhjetor 2021, 19:18| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 19:24

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 319 raste të reja me koronavirus nga 3,843 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 126 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,270 raste aktive me COVID ndërsa 221 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket rasteve të reja, infektimet në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd. 

Statistika (23 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          319
Të shëruar në 24 orë       221
Të shtruar në spitale       126
Humbje jete në 24 orë    1
Testime ditore                 3,843 

Testime totale              1,452,061
Raste pozitive                206,935
Raste të shëruara          198,484
Raste Aktive                      5,270
Humbje jete                      3,181 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,527
Fier                 608
Durrës             362
Shkodër          350
Elbasan           307
Berat               247
Vlorë                237
Gjirokastër     229
Lezhë               140
Korçë               120
Kukës               70
Dibër                73

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?