Urgjenca Infektive

Koronavirusi/ 301 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,474 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

16 Dhjetor 2021, 18:05| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 18:14

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 301 raste të reja me koronavirus nga 2,396 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 67 vjeçe, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç. 

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. 

Sakaq, të të gjithë vendin janë 5,474 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 463 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.   

Statistika (16 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          301
Të shëruar në 24 orë       463
Të shtruar në spitale       125
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2396

Testime totale              1,430,984
Raste pozitive                204,928
Raste të shëruara          196,298
Raste Aktive                      5474
Humbje jete                      3,156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2568
Fier                 645
Gjirokastër     478
Shkodër          360
Durrës             346
Elbasan           278
Berat               261
Vlorë                210
Lezhë               121
Korçë               101
Kukës               57
Dibër                49

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?