Infeksioni nga koronavirusi në Iran po përhapet me shpejtësi kurse paniku është rritur nga transparenca e munguar e regjimit për situatën e epidemisë në vend
Sipas autoriteteve qeveritare në Teheran orët e fundit janë regjistruar 43 vdekje të tjera duke e rritur numrin e viktimave rreth 300 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 600.
Mes viktimave është edhe një deputet i Parlamentit në Teheran.
"Më pak se dy javë pasi u zgjodh në parlament, Mohamed Ali Ramazani ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi" - Kështu raporton korrespondenti iranian i BBC-së Bahman Kalbasi, në Twitter
Edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë iraniane gjithashtu ka rezultuar pozitiv ne testimin për COVID-19.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën tre ditë në të gjithë vendin kurse ngjarjet sportive dhe eventet kulturore janë pezulluar dhe autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Në qytetin Bandar Abbas, në provincën jugore të Hormuzgan, një grup njerëzish të zemëruar i vunë zjarrin një klinike mjekësore pasi ishin përhapur zërat se aty kishte të shtruar njerëz të infektuar me Covid-19. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shaft, në provincën veriore të Guilan.
Lajmi kryesor: