Foto ilustruese

Koronavirusi/ 296 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

17 Dhjetor 2021, 17:14| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 17:22

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 296 raste të reja me koronavirus nga 2,278 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të rasteve dhe të vdekurve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 128 pacientë, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,366 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 402 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd. 

Tirana vijon të kryesojë me numrin e rasteve ndërsa pasohet nga Fieri, Vlora, Durrësi dhe Elbasani.

Statistika (17 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          296
Të shëruar në 24 orë       402
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2278

Testime totale              1,433,262
Raste pozitive                205,224
Raste të shëruara          196,700
Raste Aktive                      5366
Humbje jete                      3,158

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2459
Fier                 631
Gjirokastër     447
Shkodër          357
Durrës             330
Elbasan           281
Berat               271
Vlorë                231
Lezhë               124
Korçë               122
Kukës               60
Dibër                53

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?