Foto ilustruese

263 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,406 raste aktive me COVID

12 Dhjetor 2021, 17:37| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 17:45

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 263 raste të reja me koronavirus nga 1,752 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 5,406 pacientë aktivë me COVID ndërsa 409 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.

Statistika (12 Dhjetor 2021) 
Raste të reja ditore          263
Të shëruar në 24 orë       409
Të shtruar në spitale       159
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 1,752 

Testime totale              1,420,872
Raste pozitive                203,787
Raste të shëruara          195,247
Raste Aktive                      5,406
Humbje jete                      3,134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,526
Fier                 653
Gjirokastër     553
Shkodër          372
Durrës             306
Elbasan           296
Berat               218
Lezhë               129
Vlorë                201
Korçë               99
Dibër                58
Kukës               36

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?