Koronavirus vë në pikëpyetje Europianin, anëtari i Komitetit të UEFA-s: Nëse situata përkeqësohet …

25 Shkurt 2020, 17:52| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 17:53

  • Share

Situata e koronavirusit në Itali ka bërë që e gjithë Europa të jetë në gadishmëri për raste të cilat do të duhet kurim. Por një nga terrenet që ndihmon në përhapjen e këtij virusi padiskutim që është stadiumi, vendi ku mblidhen mijëra njerëz dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Për këtë arsye gjashtë ndeshje të kësaj jave në Seria A do të luhen me dyer te mbyllura, por ndërkohë kjo ka vënë në diskutim edhe organizimin e shumë kompeticioneve të tjera siç është edhe Europiani, që do të mbahet këtë verë.

Për më shumë tre ndeshje të Europianit do të luhen në Itali dhe lidhur me fatin e Europianit, anëtari i Komitetit të UEFA-s, Mishele Uva, ka deklaruar:

“Ne jemi në fazën e pritjes. Jemi duke monitoruar çdo shtet dhe futbolli duket të ndjekë të gjitha vendimet e marra nga të gjitha shtetet. Europiani do të ndalet vetëm nëse situata përkeqësohet.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?