Koronavirus në Shqipëri/ Vijon shpërndarja e ndihmave, Rama: 8,365 familje në nevojë dhe pensionistë janë ndihmuar sot

1 Prill 2020, 00:50| Përditesimi: 1 Prill 2020, 01:02

  • Share

Qeveria vijon me shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe medikamenteve derë më derë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar. Në bashkëpunim me pushtetin vendor vazhdon shpërndarja e ndihmave në shenjë solidariteti dhe për t’iu ardhur atyre në ndihmë në këto ditë izolimi nga COVID-19.

Kryeministri Rama bën me dije se rreth 8,365 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar ditën e sotme në disa qytete të vendit.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm

SOT JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE 8,365 FAMILJE SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR:

BERAT 132

TIRANË 992

ELBASAN 547

KUKËS 324

DIBËR 1081

KORÇË 1891

SHKODËR 255

GJIROKASTËR 150

LEZHË 983

DURRËS 1330

VLORË 303

FIER 377”, shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?