Koronavirus/ Amerikanët nën panik, radhë të gjata për të blerë armë pas shpërthimit të virusit

17 Mars 2020, 00:46| Përditesimi: 17 Mars 2020, 00:51

  • Share

Shitësit e armëve në SH.B.A. kanë raportuar një rritje të madhe të shitjeve gjatë javëve të fundit, pasi amerikanët, të ndodhur në mes të pandemisë globale, janë duke blerë armë.

Shitjet më të mëdha të armëve kanë ndodhur në zonat të cilat janë goditur rëndë nga shpërthimi i COVID-19, të tilla si Uashington, Kalifornia dhe Nju Jork, thuhet se janë rritur, pasi pronarët e armëve kanë frikë nga një prishje e rendit publik.

Ndërsa pandemia e koronavirus sa vjen edhe po thellohet ne SHBA, njerëzit janë parë në radhë të gjata jashtë dyqaneve, në një përpjekje për të rritur “arsenalin” e tyre personal. Sipas raportimeve të mediave, edhe njerëzit që kurrë më parë nuk kanë poseduar armë, po bashkohen në radhë për të siguruar ato, në vetë përgatitje për çdo shkelje të sigurisë publike.

Konsumatorët që ishin vendosur në radhë në Los Angeles kanë thënë për median lokale se "politikanët dhe njerëzit kundër armëve na kanë thënë shpesh se nuk na duhen armë, por tashmë që njerëzit janë shumë të frikësuar nga kjo situatë ata mund ta marrin vetë këtë vendim për veten".

Sipas Los Angeles Times, një shitës armësh në Oklahoma kishte deklaruar se kohët e fundit kishte parë njerëz që blinin pajisje armatimi me vlerë mijëra dollarë, me qëllim mbrojtje. Gazeta po ashtu shkruante se shumë njerëz, sidomos aziatikë, po blinin armë nga frika e një reagimi kundër komunitetit të tyre për shkak të shpërthimit të koronavirus në vendin e tyre të origjinës.

Shitësi me pakicë i municioneve në internet ammo.com raportoi një rritje të shitjeve që nga shpërthimi i COVID-19 me rreth 68%, pasi njerëzit blinin nga faqja e saj on-line.

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, pohoi në fundjavë se "miqtë e tij demokratë" e kishin kontaktuar atë për ta pyetur se çfarë arme duhet të blinin.  Ai u kishte thënë se: "Ju nuk keni nevojë për të, derisa vërtet t’iu nevoitet".

Sidoqoftë, rritja e armëve që blihen në SH.B.A. nuk është mirëpritur nga të gjithë. Aktivistët për sigurinë e armëve janë të shqetësuar për armët që qarkullojnë rreth shtëpive ndërsa fëmijët nuk janë në shkollë.

Gjatë debatit të zgjedhjeve të së dielës në mbrëmje në SHBA, Everytown, një grup kontrolli armësh, ka shkruar në Tëitter se: "COVID-19 #EmergjencëKombëtare do të thotë që miliona fëmijë dhe adoleshentë do të jenë në shtëpi gjatë disa javëve të ardhshme, në disa shtëpi me armë të mbushura, të pasigurta.

"Prindërit: #Tregohuni_Të_Zgjuar për Fëmijët: Kyçini armët tuaja, të pambushura dhe larg municioneve."

Të Dielën, Presidenti amerikan Donald Trump u tha amerikanëve që "ta marrin lehtë" dhe "të qetësohen" kur bëhet fjalë për blerjen e panikut, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo deklaratë iu drejtohej njerëzve që blinin më shumë armë.

Komento

Komente

  • Emi: 17/03/2020 17:34

    Kultura amerikane✌️✌️

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 17/03/2020 10:11

    Shqiptaret popull I trashe dhe injorant

    Përgjigju
  • Deni: 17/03/2020 08:05

    Shum mire e bejn te nisin luften njeher me njeri tjetrin . O tramp qe e more popullin me qafe ishalla ti hedhin trute ty te parit ne ere.

    Përgjigju
  • Turi: 17/03/2020 02:17

    Sa komb idiot hahahahaha

    Përgjigju
  • Iris: 17/03/2020 01:42

    Keta qeflinj armesh jane IDIOTET qe votojne per Trump dhe G.O.P .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 17/03/2020 00:56

    Ci duan armet amerikanet? Qe tja heqin vetes perpara se ti haje Koronavirusi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?