Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Koronavirusi, 5 viktima dhe 187 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Kosovë

1 Maj 2021, 15:41| Përditesimi: 1 Maj 2021, 15:43

  • Share

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) bën me dije po ashtu me dije se janë regjistruar edhe 187 raste të reja infeksioni.

Viktimat janë regjistruar në: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Sipas IKSHP, rastet pozitive janë regjistruar në: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 94.630 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 105.375, ku raste aktive janë 8.567.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?