Romelu Lukaku

Koret raciste ndaj Lukakut, ‘Juventus’ gjen autorët: Do kërkoj heqjen e dënimit

6 Prill 2023, 20:58| Përditesimi: 7 Prill 2023, 15:05

  • Share

Juventus ka identifikuar dy autorët e koreve raciste drejtues Lukakut të cilat shkaktuan përplasje në “Allianz Stadium” të martën në mbrëmje, në fund të gjysëm finales së parë të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, e mbyllur me rezultatin 1-1.

Sipas agjencisë Italiane të lajmeve “Ansa”, mësohet se bardhezinjtë kanë arritur të identifikojnë përgjegjësit dhe ka njoftuar autoritetet përgjegjëse për të kryer veprimet përkatëse juridike. “ANSA” sqaron se njëri prej tyre është minorenë dhe rrezikon deri në dhjetë vite larg stadiumit, ndërsa personi i dytë, duke qenë se është mazhoren, rrezikon përjashtimin e përhershëm nga stadiumet në Itali.

Juventus nga krahu tjetër pritet ti kërkoi autoriteteve dhe dokumentacionin përkatës, për të apeluar vendimin e komisionit të Disiplinës në Federatë Italiane të futbollit, që dënoi me një ndeshje pa tifozë në tribunën jugore dhe tre ndeshje skualifikim.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?