Koreja e Veriut/Inteligjenca amerikane: Kim Jong Un në gjendje të rëndë shëndetësore

21 Prill 2020, 08:57| Përditesimi: 21 Prill 2020, 08:59

  • Share

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-Un ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi një ndërhyrje kirurgjikale.

Kim Jong-Un, shëndeti i të cilit do të ishte përkeqësuar muajt e fundit për shkak të pirjes së duhanit, mbipeshës dhe punës së tepërt, iu nënshtrua një operacioni kardiovaskular në datën 12 Prill.

Daily Mail, e cila bazohet në informacione të besueshme Pyongyang, thotë udhëheqësi i Koresë së Veriut po rikuperon pasojat e ndërhyrjes në një vilë në malin Kumgang.

Autoritete nga Koreja e Jugut thonë se nuk kanë zbuluar sinjale "të pazakonta" nga Veriu që mund të sugjerojnë një problem serioz shëndetësor për udhëheqësin Kim Jong-un.

Më 15 Prill, diktatori Koresë së Veriut nuk kishte marrë pjesë, si kurrë më parë, në festimet për ditëlindjen e gjyshit të tij, themeluesit të ndjerë të kombit Kim Il Sung, gjë e cila ka nxitur spekulime për shëndetin e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?