Koreja e Veriut prezanton raketë të re balistike

15 Janar 2021, 11:11| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:21

  • Share

Koreja e Veriut nuk heq dorë nga plani i saj i armatimeve, ditën e sotme zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja gjatë  paradës ushtarake në Phenjan.

Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung. Në paradë marshuan edhe ushtarët, tanke e raketahedhës.

Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”.

Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Kim e cilëson SHBA-në si “armikun më të madh” të vendit të tij. Koreja e Veriut ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit në largim, Donald Trump.

Udhëheqësit e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në kërcënime të ndërsjella, derisa janë takuar për herë të parë në Singapor, në vitin 2018.

Pas samitit të pazakonshëm, pak përparim është bërë në negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?