Koreja e Veriut/ Kim Jong-un rishfaqet në publik pas thashethemeve se ai ishte në gjendje kome

26 Gusht 2020, 13:57| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 14:00

  • Share

Diktatori i Pyongyang-ut është rikthyer në publik teksa është shfaqur në një takim të Byrosë Politike ku u diskutua mbi emergjencën shëndetësore Covid dhe tajfunet që kërcënojnë vendin

Me xhaketë të bardhë, me disa kile shtesë trupore, me faqe të kuqe dhe cigare në dorë, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është rishfaqur në televizionin shtetëror pasi nga Koreja e Jugut, Chang Song-Min, një nga bashkëpunëtorët e ish Presidentit Kim Dae-jung deklaroi se ai ishte në gjendje kome.

Në mes të spekulimeve për gjendjen e tij shëndetësore dhe delegimin e disa fuqive të motrës së tij Kim Yo-jong, diktatori i Pyongyang-ut diskutoi për situatën pandemike duke trajtuar “të metat” në punën e autoriteteve të shëndetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?