Kim Jong Un

Korea e Veriut kërcënoi me sulm bërthamor, SHBA paralajmëron: Çdo sulm do të sjellë fundin e regjimit të Kim Jong Un

16 Dhjetor 2023, 21:54| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 22:27

  • Share

SHBA-ja ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut, e cila ka deklaruar se mund të kryejë sulme bërthamore.

Në një deklaratë për Grupin e dytë Konsultativ Bërthamor (NCG) SHBA-Republika e Koresë (ROK), të mbledhur në Uashington, DC, të premten, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se “një sulm bërthamor nga Korea e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të saj do të jetë e papranueshme dhe do të rezultojë në fundin e regjimit të Kim-it.”

“Shtetet e Bashkuara riafirmuan angazhimin e tyre të palëkundur për të ofruar parandalim të zgjeruar ndaj ROK-së, të mbështetur nga gamën e plotë të kapaciteteve të SHBA-së, përfshirë ato bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Mediat huaja raportojnë se deklarata vjen disa javë pasi Korea e Veriut tha se lëshoi ​​me sukses një satelit spiun që fotografoi Shtëpinë e Bardhë si dhe Stacionin Detar Norfolk dhe Newport News Dockyard, në Virxhinia.

Shtëpia e Bardhë dënoi veprimin duke shtuar se kjo gjë ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalon Korenë e Veriut të përdorë teknologjinë e raketave balistike.

“Presidenti dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po vlerësojnë situatën në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë”, thuhet në reagim.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?