Koreja e Veriut i çon në 27 testimet e raketave bërthamore, Kim Jong Un: Jemi të gatshëm për luftë me Korenë e Jugut

13 Tetor 2022, 22:20| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 22:27

  • Share

Pas 27 testimesh të raketave bërthamore, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un në të parin reagim të muajve të fundit tha se Peniani është plotësisht gati të përballojë një luftë të mundshme me Korenë e Jugut.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un paralajmëroi sot kundërshtarët e tij, se forcat e tij bërthamore janë plotësisht të përgatitura për luftë, një ditë pas testimit të fundit të raketave bërthamore.

Deklarata e zjarrtë e Kim - e para e tij në lidhje me programin raketor të Koresë së Veriut , erdhi pasi ai thuhet se mbikëqyri testimin e raketave të lundrimit me rreze të gjatë mbi ujërat në perëndim të Gadishullit Korean

E mërkura shënoi testin e 26-të të raketave ose të raketave lundruese ose balistike nga regjimi i Kim këtë vit, sipas një përllogaritjeje të CNN

Të hënën, media shtetërore e Koresë së Veriut theu heshtjen gjashtëmujore mbi valën e testimeve të raketave të këtij viti, duke pretenduar se ato ishin pjesë e një serie procedurash të simuluara që synonin të demonstronin gatishmërinë e Phenianit për t’u përballur me sulme të mundshme nga Koreja e jugut

Kim Jun-rak, një zëdhënës i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, konfirmoi se Koreja e Veriut lëshoi dy raketa dhe se ushtria e Koresë së Jugut mbajti një qëndrim gatishmërie duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në.

Sipas Koresë së Jugut, valët e testimit të raketave dhe njoftimet kërcënuese nga Pheniani tregojnë se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për të testuar një pajisje bërthamore për herë të shtatë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?