Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut

Koreja e Veriut e deklaron veten shtet me armë bërthamore, Kim Jong: Është e pakthyeshme, nuk ka negociata për denuklearizim

9 Shtator 2022, 13:50
  • Share

Koreja e Veriut e deklaroi sot veten shtet me armë bërthamore, me miratimin e një ligji të ri për të cilin udhëheqësi i vendit Kim Jong thotë se është "i pakthyeshëm". Kim u zotua se vendi "nuk do të heqë dorë kurrë" nga armët e tij bërthamore dhe tha se nuk do të ketë negociata për denuklearizim, njoftoi të premten media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ligji i ri parashikon gjithashtu të drejtën e Phenianit për të përdorur sulme parandaluese bërthamore për të mbrojtur veten – duke ndryshuar qëndrimin e mëparshëm sipas të cilit ai kishte thënë se do t'i mbante armët deri në kohën kur vendet e tjera të çnuklearizohen, dhe nuk do t'i përdorte ato në mënyrë parandaluese kundër shteteve jo-bërthamore.

Armët bërthamore përfaqësojnë "dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit", tha Kim ndërsa përshëndeti vendimin e parlamentit të vendit - asambleja e Lartë Popullore - për të miratuar ligjin e ri me votim unanim.

“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, dhe imperializmi me manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten, rruga jonë për të forcuar fuqinë tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë”, tha Kim.

Ligji i ri, po ashtu, ndalon që teknologjia bërthamore të ndahet me vende të tjera. Ky vendim vjen në mes të tensioneve në rritje në rajon lidhur me zgjerimin e programit të armëve bërthamore dhe raketave nga Koreja e Veriut. Kim po kërcënon në mënyrë gjithnjë e më provokuese për konflikt bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Azi gjatë muajve të fundit.

Në të njëjtën kohë, SHBA është gjithnjë e më e shqetësuar se Koreja e Veriut mund të përgatitet të kryejë testin e saj të parë bërthamor të nëndheshëm.                                

Yang Moo-jin, një profesor në Universitetin e Studimeve të Koresë së Veriut në Seul, tha se ligji demonstroi shpresat e Phenianit për të forcuar marrëdhëniet e tij me Kinën dhe Rusinë në një kohë të tensioneve të rritura globale.

“Përmendja e mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut kur një sulm ndaj shtetit dhe liderit është i pashmangshëm, është e rëndësishme, edhe pse i deklaron armët bërthamore si mjetin e fundit mbrojtës”, tha Yang.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 09/09/2022 14:05

    koka kti aq e drejt siper sa mund te vesh nje pjate tost pa u rrezu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?