Raketa anti-ajrore

Bota

Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore

1 Tetor 2021, 08:07| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 08:09

  • Share

Koreja e Veriut ka testuar ditën e djeshme një raketë anti-ajrore. Ky është testi i katërt i armëve në më pak se një muaj. 

Testi i ditës së djeshme vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë të re hipersonike, e cila mendohet të ketë aftësi bërthamore. Testimi i raketës u bë nga akademia e mbrojtjes.

Përfaqësues nga kryeqyteti Pheniani thanë se armët janë të nevojshme për vetëmbrojtje, duke akuzuar SHBA dhe Korenë e Jugut për "standarde të dyfishta".

Testet e fundit po shihen si një shenjë e qartë se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të ngadalësojë prodhimin e armëve. Sipas lajmeve shtetërore KCNA, raketa e re kundërajrore tregoi performancë të jashtëzakonshme luftarake.

Testi i raketës erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un zgjati një degë ulliri drejt Jugut, duke thënë se ai donte të rivendoste një linjë telefonike vitale komunikimi mes tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?