Avion luftarak

Koreja e Jugut do të blejë 20 avionë luftarakë nga SHBA

27 Dhjetor 2023, 11:17
  • Share

Koreja e Jugut njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Qeverinë e SHBA-së për blerjen e 20 avionëve luftarakë F-35A. Agjencia e Programit të Furnizimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut (DAPA) tha se blerja e avionëve po realizohet si përgjigje e “kërcënimeve ushtarake në rritje” të Koresë së Veriut, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.

Në njoftimin për media thuhet se kontrata për blerjen e 20 avionëve luftarakë F-35A, të prodhuar nga kompania amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin, është nënshkruar me qeverinë amerikane më 8 dhjetor, raporton media turke Anadolu.

Dorëzimi i avionëve do të fillojë në vitin 2027. Avionët kanë radarë të avancuar me performancë të lartë dhe karakteristika më të mira sigurie në krahasim me avionët ekzistues në inventarin e Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut bleu 40 avionë F-35A në periudhën 2019-2022 dhe nxori nga përdorimi një avion që u dëmtua rëndë në përplasja me një tufë zogjsh në fillim të dhjetorit.

Agjencia e Sigurisë së Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit (DSCA) e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi më parë se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 25 avionëve luftarakë F-35A Koresë së Jugut, përfshirë municione, pajisje mbështetëse dhe personel trajnimi me vlerë 5.06 miliardë dollarë si dhe u miratua shitja e 26 motorëve F-135-PW-100.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?